Minatorët thonë se nuk iu kanë dalë pagat: Marrëveshja u shkel

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka thënë se pagat e tyre nuk kanë dalë as pas datës 24 nëntor.

Minatorët kanë shtuar se marrëveshja e arritur me Bordin për ndërprerjen e grevës në fillim të muajit është shkelur. S’kanë përjashtuar veprime sindikale.

“Minatorët janë të tradhëtuar. Marrëveshja është thyer nga ata që e negociuan”, thuhet në reagimin e Sindikatës.

Minatorët e Trepçës muajin e kaluar ishin në grevë për 10 ditë, ata ndërprenë grevën më 3 nëntor  pas një marrëveshje të arritur mes tyre dhe disa deputetëve të Vetëvendosjes, parti në pushtet./21Media

Back to top button