“Minions: The Rise of Gru” thyen rekord në box office

Filmi i animuar “Minions: The Rise of Gru”, që është i fundit në radhë të filmave “Despicable Me”, fitoi 125 milion dollarë në box office-n amerikan për katër ditë, bën të ditur Universal.
Kjo bëri që ai të thyej rekordin si filmi me hapjen më të suksesshme. Ky film me këtë fitore ia zuri vendin filmit “Transformers: Dark of the Moon”, i cili në hapje në vitin 2011 fitoi $115 milion.
Lansimi i filmit “Minions” ka shumë rëndësi për kinematë pasi që ndjekja e tij atje do të thotë se përgjegjësit e tyre mezi kanë pritur të shohin nëse familjet do t’i dërgojnë fëmijët e tyre që të shohin filma. Sipas tyre, prindërit kanë hezituar vazhdimisht t’i dërgojnë fëmijët në kinema për shkak të pandemisë së COVID-19.
Shfaqja e “Minions” do të thotë se familjarët tani po kthehen në kinema në numër edhe më të madh se që është pritur.
Filmi “Minions: The Rise of Gru” u planifikua që të lansohej në vitin 2020, por u shty disa herë për shkak të pandemisë. Disa filma të tjerë të animuar u lasuan online, por Universal vendosi që “Minions” ta shfaqë në kinema, dhe kështu veproi. Tani kjo pritje po i shpërblehet.
Pas “Minions”, kinematë shpresojnë se do të vazhdojnë me suksese të tjera, pasi që po përgatiten të shfaqin njërin prej filmave të shumëpritur, që është “Thor: Love and Thunder”.
Ai do të shfaqet këtë vikend dhe pritjet janë vërtetë të mëdha./21Media

Back to top button