Ministrat e G7: Aneksimi rajoneve të Ukrainës ‘pikë e re e ulët’

Aneksimi i katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia është një “pikë e re e ulët” në luftë, thonë ministrat e jashtëm të G7.
Në një deklaratë të përbashkët, ata thanë se retorika bërthamore nuk do t’i pengojë ata të mbështesin Ukrainën për aq kohë sa është e nevojshme, transmeton rtv21.tv.
“Ne kurrë nuk do t’i njohim këto aneksime të supozuara, as ‘referendumet’ e rreme të kryera me armë”, thanë kryediplomatët nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, SHBA, Britania e Madhe dhe BE-ja.
Ata thanë se do të vendosnin kufizime të mëtejshme ndaj Rusisë dhe thanë se tokat e sekuestruara ishin pjesë integrale e Ukrainës./21Media

Back to top button