Jordi Alba drejt Serie A

Mbrojtësi i krahut të majtë i Barcelonës, Jordi Alba pritet që këtë verë të ndërroj ambient pasi që së fundmi po qarkullojnë spekulime të cilat e lidhin me një largim nga “Spotify Camp Nou”.

Siç raportohet nga “Sport”, Juventusi po synon me çdo kusht që të transferojë Jordi Alban në merkaton dimërore në janar.

Në anën tjetër, raportohet se Barcelona është e hapur që ta lejojë Alban të largohet, që të lirojë pak vend në faturat e pagave.

Që prej transferimit nga Valencia te Barcelona, Jordi Alba ka arritur të bëjë 433 paraqitje në të gjitha garat duke regjistruar 25 gola dhe 94 asistime mbi emrin e tij.

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button