Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të mbajnë një takim urgjent

Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të mbajnë një takim urgjent të premten lidhur me pushtimin rus të Ukrainës.
Në një deklaratë të lëshuar të martën, NATO tha se takimi do të zhvillohet në selinë e NATO-s në Bruksel, përcjellë rtv21.tv
Takimi do të drejtohet nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Stoltenberg përjashtoi sërish pjesëmarrjen e aleancës ushtarake në luftën e Ukrainës. Sot ai deklaroi se NATO nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë ose nuk do të lëvizë avionë në hapësirën ajrore të Ukrainës./21Media

Back to top button