Ministrat e Shqipërisë mbërrijnë në Prishtinë

Delegacioni i Qeverisë së Shqipërisë ka mbërritur në Prishtinë për mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Kosovës.
Në vendin ku do të mbahet mbledhja e dy kabineteve qeveritare ka arritur edhe kryeministri, Albin Kurti, me vartësit e tij, të cilët janë në pritje të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Kjo është mbledhja e tetë me radhë e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, në të cilën pritet të nënshkruhen disa marrëveshje.
Pas mbledhjes së përbashkët do të ketë konferencë të përbashkët për medie, mes kryeministrit Kurti dhe Rama./21Media

Back to top button