Ministri bën thirrje për bojkotim të lokaleve ku nuk u shërbehet komuniteteve
Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë thirrje që të bojkotohen lokalet ku nuk u shërbehet komuniteteve, teksa ka treguar një rast të tillë që ka ndodhur së fundi në qytetin e Gjakovës.
Ai ka thënë se qyteti i Gjakovës është shembull i për bashkëjetesë dhe rastet e tilla nuk duhet të ndodhin.
Pas kësaj thirrje ka reguar edhe Minstrija e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila ka shkruar se refuzimi për t’i shërbyer komuniteteve joshumicë është i papranushëm dhe i dënueshëm.
Edhe nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku ka dalë në mbështetje të Ministrit që kërkoi bojkot të lokaleve që nuk u shërbejnë komuniteteve.
“E mbështes Ministrin në këtë apel!”, ka shkruar shkurt ajo në Facebook./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?