Ministri Çeku u takua me shefin e futbollit në UEFA, Zvonimir Boban

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, dhe zëvendësministrja Daulina Osmani pritën në takim shefin e futbollit në UEFA, Zvonimir Boban, shoqëruar nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Bashkë diskutuan për programin e Qeverisë së Kosovës për sportin në përgjithësi e në veçanti për infrastrukturën sportive të futbollit në vend. Po ashtu gjatë këtij takimi u fol për hapat konkretë për avancimin e mëtejmë të futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare, thuhet në njoftimin e MKRS-së.
Shefi i futbollit Boban e falënderoi ministrin Çeku për pritjen, ndërsa të dy shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar në zhvillimin e sportit të futbollit kosovar./21Media

Back to top button