Ministri i Jashtëm i Italisë i quan shqetësuese tensionet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës

Ministri i Jashtëm i Italisë i quan shqetësuese tensionet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, sonte ka deklaruar se tensionet në rritje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës janë shqetësuese.
Ai ka shkruar se u ka kërkuar ambasadorëve tanë në Beograd dhe Prishtinë që të bëjnë thirrje për moderim dhe dialog për të arritur një kompromis të drejtë. I
“Italia është e përkushtuar ndaj stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.”, ka shkruar ai.


Ndryshe, përfaqësuesit serbë në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës do të lënë detyrën. Kjo është vendosur në takimin e thirrur nga Lista Serbe mesditën e së shtunës në Zveçan.
“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, ka thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.
Serbët përfaqësohen me një ministër në Qeverinë e Kosovës, dhjetë deputetë në Kuvendin e Kosovës, me kryetarë komunash në ato qytete ku shumicë janë qytetarët serbë, si dhe në gjyqësor, polici. Të gjithë këta do të largohen nga institucionet e Kosovës./21Media

Back to top button