Haxhiu: Vendimet e Qeverisë janë të ligjshme, qëndrimet e subjekteve opozitare janë për keqardhje

Haxhiu: Vendimet e Qeverisë janë të ligjshme, qëndrimet e subjekteve opozitare janë për keqardhje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sonte është shprehur se vendimet e Qeverisë janë të drejta dhe të ligjshme.

Ajo ka theksuar se qëllimi i vendimeve të Qeverisë është mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial prandaj, ka potencuar ajo, edhe do të duhej të kishte unifikim rreth tyre.

“Janë për keqardhje dhe të turpshme qëndrimet e subjekteve opozitare. Fatkeqësisht opozita e sotme apo qeveria e djeshme as atëherë as tash nuk mbështesin vendimet e drejta, madje sot vuajmë pasojat e marrëveshjeve të tyre të dëmshme. Ata duan që t’i lëshojmë pe Serbisë e të përmbushen apetitet e Vuçiqit, disa për shkak të lidhjeve me strukturat kriminale e disa të tjerë e kanë mendjen veç tek pushteti.”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button