Ministri i Jashtëm i Turqisë Çavushogllu viziton Kosovën

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavushogllu po qëndron për vizitë në Kosovë. Ai u takua me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe me ministren e punëve të jashtme Donika Gërvalla. U diskutuan për bashkëpunimin bilateral, në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes, tregtisë dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm. U nënshkrua edhe një marrëveshjen që ka të bëjë me rritjen e numrit të fluturimeve mes dy shteteve. Çavushogllu foli edhe për ekzistencën e Gylenistëve në Kosovë për çka tha se është pengesa më e madhe e raporteve mes dy vendeve. (Përgatiti: Aurela Elshani) ./21Media

Back to top button