Ministri i Jashtëm ukrainas bën thirrje për sanksione kundër Iranit

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka bërë thirrje për sanksione kundër Iranit në një takim të BE-së, pasi dronë të prodhuar nga Irani goditën Kievin mëngjesine e sotëm.
“Sot, për herë të parë në historinë e marrëdhënieve ukrinase-iraniane, bëra thirrje për sanksione kundër Iranit”, tha Kuleba.
Kuleba tha se sanksionet kundër Iranit do të dërgonin një mesazh se kushdo që ndihmon Rusinë do të vuajë çmimin e kësaj.
Shefi i Politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell tha se BE-ja “do të kërkojë prova konkrete” për përfshirjen e Iranit në luftën në Ukrainë./21Media

Back to top button