Kurti takoi ekipin e FSK-së që fituan medalje në Britani

Pasi fituan medaljen e argjendtë në një prej garave ushtarake më prestigjioze në botë “Cambrian Patrol 22”, ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, u prit në takim nga kryeministri Albin Kurti.
Në takimin e përbashkët me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Kurti i përgëzoi për suksesin e arritur në një garë kaq të fortë.
Jashari dhe udhëheqësi i ekipit Toger Diar Statovci, e njoftuan kryeministrin për performancën e ekipeve të pjesëtarëve të Kosovës, gjatë stërvitjes 48 orëshe në Britaninë e Madhe, së bashku me 80 ekipe britanike dhe 27 ekipe të shteteve tjera, mes tyre edhe forca speciale.
U theksua se performanca në këtë garë është dëshmi për nivelet e larta të lidhjeve profesionale të FSK-së, si dhe demonstrimi i përkushtimit dhe standardeve të larta të FSK-së./21Media

Back to top button