Ministri i Kulturës takohet me Lorik Canën, diskutuan për masivizimin e sportit në vend

 
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit(MKRS), Hajrulla Çeku, ka pritur sot në takim ish futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana me bashkëpunëtorë, të shoqëruar nga drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, kryetarin Ismet Krasniqi dhe sekretarin Besim Aliti.
Në njoftimin e MKRS-së bëhet e ditur se në takim diskutuan për zhvillimet në fushën e sportit në vend, krijimin e programeve për masivizimin e sportit me fokus tek të rinjtë në shkollat fillore dhe tek moshat e reja për identifikimin e talenteve të rinj. Gjithashtu për ndikimin që ka në shëndet mendor e fizik aktiviteti sportiv.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se Lorik Cana, tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me MKRS-në, nëpërmjet fondacionit që ka, duke u angazhuar në zhvillimin e programeve për të rinjtë që të merren me sport sa më shumë.
Ministri Çeku falënderoi ish kapitenin e Kombëtares së Shqipërisë në futboll për tërë kontributin e tij sa ishte aktiv në sport si dhe tani me aktivitetet e tjera në ndërgjegjësimin e shoqërisë që të merren sa më shumë me aktivitete fizike e sportive./21Media

Back to top button