Propozohet që testet rapide të bëhen falas në pikat kufitare

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të rishikojë masën për hyrjen në Kosovë, për çka propozoi që kjo masë të zëvendësohet me bërjen e testeve rapide falas në kufi.
Reshitaj u shpreh se po të aplikoheshin testet rapide para festave të fundvitit tashmë vendi do të ballafaqohej me një numër më të ulët të rasteve pozitive.
“Unë i propozoj Qeverisë së Kosovës që të rishikojë këtë masë dhe në vend të kësaj të vendos në kufijtë tonë tokësorë dhe ajrorë testimet rapid falas për qytetarët që hyjnë në vendin tonë me ç’rast në besueshmëri prej 90% për pak minuta mund të kuptojmë se ndonjë person i infektuar mund të futet në Kosovë. Po të kishte ndodhur një masë e tillë para festave të fundvitit jam e bindur që do të kishim një situatë krejt tjetër pa numër kaq të rritur të të infektuarve dhe me një monitorim më të mirë të situatës”, tha ajo ndër tjera./21Media

Back to top button