Ministri i Shëndetësisë vizitoi Onkologjinë pas situatës së shkaktuar nga vërshimet

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka vizituar Klinikën e Onkologjisë, për të parë nga afër situatën e krijuar nga dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut në aparaturat kësaj klinike.
Në njoftimin në Facebook bëhet e ditur se për situatën e krijuar, ministri Latifi, u njoftua nga Kolegjiumi i Klinikës së Onkologjisë, ku nga këta të fundit u kërkua vlersim i detajuar për dëmet e shkaktuara.
Ministri Latifi, veçoi se deri sa ne presim vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në aparaturat e Klinikës së Onkologjisë, në ndërkohë janë duke biseduar me Ministrinë e Shëndetësisë së Shqipërisë, për ofrimin e shërbimeve Onkologjike të pacientëve tanë.
Po ashtu, ministri Latifi, tha se është e mundur që bisedime të tilla të kemi edhe me shtetet tjera të rajonit.
Numri i pacientëve që kanë qenë në pritje dhe në njëherit në trajtim është 233.
Ministri Latifi, me këtë rast, falënderoi stafin që kanë qenë prezent në kohën kur ka ndodhur dëmet, të cilët kanë intervenuar në kohë reale./21Media

 

Back to top button