Ministri i Jashtëm i Greqisë tërheq vërejtjen

Kocias: Nuk do të lejojmë ndryshimin e kufijve në Evropë

Shef i diplomacisë së Greqisë ka porositur se kufijtë në Evropë janë përfundimtar dhe se të gjithë ata, të cilët tentojnë të vënë kufijtë në pikëpyetje, do të përballen me pasoja serioze.

Ministri i Jashtëm, Niko Kocias, në një intervistë për mediat greke, tha se Greqia dhe Bashkimi Evropian nuk do të lejojnë që të ngritët çështja e kufijve.

Kushdo që luan me zjarr, në fund do të digjet, tha Kocias, duke shtuar se nuk do të lejohet ngritja e çështjes së kufijve dhe se Athina, së bashku me partnerët evropianë dënon të gjithë ata, që kanë synime të tilla.

Duke folur haptazi për Turqinë, Kocias tha se Greqia nuk është shtet i shkatërruar dhe cak i lehtë dhe i bëri thirrje Ankarasë që të mos kontestoi të drejtën dhe marrëveshjet ndërkombëtare, duke i bëri thirrje zyrtarëve turqë që ti rikthehen dialogut produktiv./21Media

 

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button