Ministri Krasniqi e quan racizëm largimin e vajzës së mitur nga lokali

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar pas videos ku shihet se një vajzë nga komunitet është larguar me forcë nga një lokal ku i pranishëm ishte edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci.
Krasniqi, këtë veprim e quajti si racizëm.
“Ngjarja e fundit ku shihet qartë mënyra e vrazhdë se si largohet një fëmijë nga radhët e komuniteteve nga lokali pa asnjë arsye është shqetësuese dhe e papranueshme për të gjithë”, ka shkruar ai në Facebook./21Media

Back to top button