Mërgimtarët kosovarë bllokojnë urën Gjermani-Francë në shenjë proteste ndaj barrikadave në veri

Disa mërgimtarë kosovarë më 24 dhjetor në Strasburg kanë bllokuar urën, e cila lidh Gjermaninë me Francën në shenjë proteste ndaj politikës joparimore të Evropës, e cila toleron barrikadat e kriminelëve dhe bandave serbo-ruso në Kosovë.
Mërgimtarët Brahim Shabani me fëmijët e tij dhe Avdyl Latifi kanë bllokuar urën në Strasburg Francë- Gjermani, është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook.
“Zoti i bekoftë atdhetarët si Brahim Shabani dhe Avdyl Latifi që ndjejnë dhimbjen e atdheut të zënë peng nga banda kriminale, dhe janë të bashkuar me policinë tonë dardane”, thuhet në postim.

Back to top button