Ministri Latifi: Kosovës i duhet funksionalizimi i Qendrës së Traumës dhe Emergjencave

 
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, mori pjesë sot në seminarin e organizuar nga Shoqata e Ortopedëve të Kosovës, ku temë diskutimi ishte “Evaluimi dhe studimi i rasteve të rralla në Ortopedi”.
Në fjalimin e tij para të pranishmëve në këtë seminar, Ministri Latifi, theks të veçantë i dha shtatë shtyllave që kanë të bëjnë me transforminin e sistemit shëndetësor në Republikën e Kosovës.
Po ashtu, Ministri Latifi, vëmendje të posaçme i dha edhe funsionalizimit sa më të shpejtë të Qendrës së Traumës, njëherësh zhvillimit të sistemit të traumës dhe emergjencës.
Një çështje tjetër, për të cilën Ministri Latifi diskutoi me të pranishmit në këtë seminar, ishte edhe lista e pritjeve të pacientëve jo vetëm në Klinikën e Ortopedisë, por edhe për listën e pritjeve edhe në spitalet rajonale të Kosovës.
Për këtë çështje, Ministri Latifi tha se ka kërkuar që lista e pritjes të zvoglohet sa më shpejtë.
“Ai tha se është shumë i interesuar dhe është duke punuar fort, që kjo listë e pritjes të zvogëlohet në këtë klinikë dhe në spitalet rajonale dhe pacinetët të marrin shërbimin e duhur, pa pritje”, thuhet në komunikatën nga Ministria e Shëndetësisë.
Në këtë seminar kanë marrë pjesë shumë profesionistë shëndetësor të fushës së ortopedisë, ku u diskutua edhe për problematika të tjera profesionale të fushës së ortopedisë./21Media

Back to top button