Ministri Likaj mori vendim për ndarjen e bursave për vitin akademik 2019/2020

 

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka marrë vendim për ndarjen e e bursave për studentët elitarë të universiteteve publike për vitin akademik 2019/2020.

Përfitues të bursave janë 1.516 studentë të dy niveleve të studimit bachelor dhe master. Shuma e bursës për student është 700 euro.

MASh ka njoftuar të gjithë studentët përfitues të bursës se pas shqyrtimit të ankesave të mundshme do të bëhet rimbursimi i mjeteve brenda një afati të shkurtër./kp

Back to top button