Ministri Peci: Bashkëpunimi me komunat, prioritet për avancimin e politikave bujqësore

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka vizituar sot Komunën e Dragashit, me ç’rast është takuar me kryetarin e kësaj komune, Bexhet Xheladini, me të cilin kanë diskutuar për format e bashkëpunimit ndër-institucional në mënyrë që t’i bashkërendojnë politikat bujqësore me qëllim të zhvillimit të sektorit.
Me këtë rast, Peci e ka njoftuar Xheladinin për investimet që planifikojnë t’i realizojnë në sektorin e bujqësisë përmes programeve mbështetëse, si dhe kërkoi nga ai që përmes Drejtorive për Bujqësi t’i bashkërendojnë aktivitetet për kontrollën në teren që do pasojë pas aplikimit për Program të Pagesave Direkte – Subvencioneve 2022.
”Dragashi ka një potencial për zhvillim të mëtutjeshëm ndërsa përmes Programeve tona mbështetëse të granteve dhe subvencioneve ne do vazhdojmë që ta prioritizojmë bujkun kosovar në mënyrë që ai të ketë mundësi të rritet dhe të zgjerojë veprimtarinë e vet. Po ashtu, lartësia mbidetare i mundëson fermerëve të Dragashit që të kultivojnë prodhime cilësore e njëherit edhe të kërkueshme në treg”, ka thënë Peci./21Media

Back to top button