Ministri Peci jep detaje për hedhjen e vaksinave nga ajri

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është deklaruar për hedhjen e vaksinave nag ajri për ta parandaluar tërbimin e kafshëve të egra.

Në një postim në Facebook, Peci ka thënë se fushata “parandalojmë shërbimin ruajmë shëndetin”, ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin mbi sëmundjen e Tërbimit dhe masat që ndërmerren për parandalimin e saj në Kosovë.

“Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë po zhvillon këtë aktivitet në dy faza – atë pranverore dhe vjeshtore, tani si aktivitet me mjete vetanake përkundër viteve të kaluara, kur ky aktivitet është financuar nga Bashkimi Evropian. Vaksinimi bëhet përmes shpërndarjes së karrem vaksinave nga ajri me avionë por edhe në menyrë manuale, për të siguruar konsumimin e vaksinave nga kafshët e egra”, ka shkruar Peci.

Back to top button