Ministri Peci përcolli nga afër procesin e mbjelljes së patateve

Gjatë aktivitetit të tij në terren, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, përcolli nga afër realizimin e mbjelljes së 18 hektarëve me patate nga ana e fermerit Sinan Behrami nga fshati Novolan i komunës së Vushtrrisë.
Ministri Faton Peci u njoh nga afër me gjithë procesin hap pas hapi duke parë kështu se si një familje e tërë i përkushtohet aktivitetit të mbjelljes së parcelës së tyre me këtë kulturë bujqësore. “E gjithë familja Behrami duhet të shihen si shembull i një familje të vyer e kjo më frymëzon që edhe unë detyrën time si Ministër i Bujqësisë ta dua çdo ditë e më tepër”, u shpreh Ministri Peci. Gjithashtu, Ministri Peci e siguroi Behramin se politikat e MBPZhR-së gjithmonë do t’i kontribuojnë zhvillimit dhe zgjërimit të veprimtarive bujqësore dhe prioritet do të kenë bujkun meritor.
Në komunikatën e MBPZhR-së thuhet se këtë vit, kultura e patates ka një rritje të përkrahjes prej 118%, përfshirë këtu edhe subvencionimin e naftës dhe inputeve për plehërim pranveror. Nga ana tjetër, kulturat e tjera perimtare kanë një rritje të mbështetjes prej rreth 85%./21Media

Back to top button