Ministri Peci thirrje që të mos digjen hamulloret, përmend shqiptimin e masave

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci iu bëri apel fermerëve që të shtojnë kujdesin dhe përkushtimin e tyre për ndaljen e djegëjes së hamulloreve.
Ai u shpreh se pas adresimit të këshillave dhe kërkesave për ndaljen e djegëjes së hamullarëve, do të jenë të detyruar që të shqyrtojnë edhe shqiptimin e masave ndaj secilit që djeg hamullarin e tij apo të tjetrit.
“Jemi duke e përjetuar një mot me temperatura mjaftë të larta, prandaj edhe djegëja e hamulloreve, pos që shkakton ndotje të ambientit, shkakton dëme të tjera të shumëta duke rrezikuar edhe jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Djegia e kashtës do të jetë potencial i zjarreve që do të rrezikoj pasurinë e tjerëve, objektet e banimit, objektet ekonomike, si dhe djegien e pyjeve. Prandaj, ju lutemi edhe njëherë ruani parcelen e Juaj nga djegëja, ruani shëndetin dhe ambientin, si dhe pasurinë e Kosovës.”, ka shkruar ministri në facebook./21Media

Back to top button