Ministri serb i Kosovës vaksinohet në Serbi

 

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq është vaksinuar sot kundër Covid-19.

Ai vaksinën e ka marrë në Serbi. Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook-un e tij.

“Është e rëndësishme që të vaksinoni veten kundër këtij virusi. Më vjen keq për njerëzit në Kosovë që nuk mund të vaksinohen në vendin e tyre”, ka thënë Jevtiq, pas vaksinimit në Qendrën Shëndetësore në Kurshumli./21Media

Back to top button