Ministri tregon për kohën kur punonte në furrë

Bukëpjekës, një ndër punët që ka bërë ministri

Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Valdrin Lluka sot ka treguar disa detaje nga jeta e tij.

Ai në një postim në profilin e tij në “Facebook” duke i publikuar disa fotografi mjaft interesante, ka kujtuar se si para 16 vjetësh ka punuar në një furrë buke.

Lluka ka treguar se orari i punës ishte nga ora 19:00 deri në ora 04:00 të mëngjes, shkruan rtv21.tv.

Ministri përmes këtij shkrimi e ka rrëfyer këtë pjesë të historisë së tij, siç ka thënë, për t’i motivuar të rinjtë dhe për t’u treguar se karriera nuk fillon vetëm me punë në zyrë.

Këtë histori,  Valdrin Lluka e rrefeu duke treguar se dje e kisha ditëlindjen dhe se i gëzohet ditëlindjes si festë e jetës dhe shëndetit. Në fund Lluka uroi festat e fundvitit./21Media

 

Back to top button