Ministria do të kompensojë dëmet e vërshimeve

Është formuar komisioni i cili do të bëjë vlerësimin e gjendjes në terren

Ministria e Bujqësisë e Kosovës do t’i kompensojë të gjitha dëmet që janë shkaktuar në sektorin e bujqësisë nga vërshimet.

“Duke marrë parasysh gjendjen aktuale në terren me ç’rast disa zona të vendit janë vërshuar nga prurjet e lumenjve të cilat erdhën si pasojë e shiut të pandërprerë të tri ditëve të fundit, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo ka vlerësuar të arsyeshme që t’i kompensojnë të gjitha dëmet që u janë shkaktuar me këtë rast fermerëve në sektorin e bujqësisë, bëhet e ditur në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Siç bëhet e ditur nga kjo ministri është formuar komisioni i cili do të bëjë vlerësimin e gjendjes në terren për të parë nga afër të gjitha dëmet që ka shkaktuar kjo fatkeqësi, si dhe të përgatis raporte për vlerën e këtyre dëmeve./21Media

Back to top button