Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ia ndalon iniciativën Bahtirit

Nesër pritet të iniciohen procedurat e peticionit për bashkimin e qytetit të Mitrovicës

Komuna e Mitrovicës njofton se konkluzioni i miratuar për inicimin e procedurës për ndryshim të ligjit për kufijtë administrativ të komunave, me qëllim të bashkimit të Mitrovicës nuk është lejuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, që të delegohet te institucionet qendrore, duke e konsideruar si jolegjitim.

Kurse, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Mitrovicës, personaliteteve të shquara dhe mediave të marrin pjesë në një tryezë të përbashkët me datën 21 të këtij muaji, në ora 10:00 në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, me ç’rast do të iniciohen procedurat e peticionit për bashkimin e qytetit të Mitrovicës.

Kuvendi Komunal i Mitrovicës më 30 nëntor të këtij viti ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për inicimin e ndryshimit të Ligjit për kufijtë administrativë të komunave me qëllim të bashkimit të Mitrovicës. Kryetari i komunës së Mitrovicës, si propozues i pikës së rendit të ditës, Agim Bahtri ka thënë se e ka thirrur mbledhjen për t’i propozuar Qeverisë së Kosovës që të nisë procedurën në Kuvendin e Kosovës për të ndryshuar ligjet që e kanë ndarë Mitrovicën. Bahtiri ka arsyetuar se kjo ishte kërkesë e qytetarëve të Mitrovicës si në veri dhe jug. Ai tha se çdo herë ka ofruar përkrahje për komunat tjera në veri, por ish-kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Rakiq çdoherë ishte ai që nuk i ka përfillur kërkesat e tij dhe shqiptarëve në veri./21Media

Back to top button