Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), sot njoftoi të gjithë fermerët e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut se dosjet e tyre për aplikim në Programin për Pagesa Direkte – Subvencione 2020, mund t’i dorëzojnë në Zyrën Regjionale në Mitrovicën e Jugut, rruga “Mbretëresha Teutë”.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, informoi se ka vendosur që afati për aplikim për pagesa direkte të zgjatet deri më 28 gusht 2020.

“Kjo zgjatje është bërë pas kërkesave të fermerëve, Drejtorive Komunale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Asociacionit të komunave të Kosovës, duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve dhe ekonomive bujqësore. Procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë.”, bëri të ditur ministria përmes komunikatës./21Media