Ministria e Bujqësisë paguan mbi 20 milionë euro subvencione
Ministria e Bujqësisë, ka njoftuar se këto 4 ditë kanë paguar 20,39 milionë euro subvencione për 17.060 fermerë.
Për këtë arsye ministri në detyr, Besian Mustafa nesër do të takojë fermerët siç thuhet për t’i njoftuar që përkrahja për ta, do të vazhdojë deri në pikën e fundit.
Mustafa ditë më parë gjatë takimit me fermerët tha se të gjitha kërkesat e bujqve edhe ato për kredi do të inkorporohen në programin e kësaj ministrie për vitin 2021 e tutje.
Ai tha se dyfishimi i subvencioneve për bujqit ka pasur efekte pozitiv në zhvillimin e bujqësisë dhe motivimin e fermerëve për punën e tyre./21Media