Ministria e Drejtësisë mohon pezullimin e marrëveshjes me Danimarkën për burgjet

Ministria e Drejtësisë ka thënë se nuk ka asnjë njoftim zyrtar për pezullim të marrëveshjes mes qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Danimarkës për marrjen në shfrytëzim të burgut të Gjilanit.
Kjo ministri në një përgjigje me shkrim për portalin rtv21.tv ka thënë se “si duket gjithçka ka të bëjë me një keqkuptim nga një medie atje”.
“Lidhur me këtë çështje, ju njoftojmë se jemi në komunikim me Ministrinë e Drejtesisë në Danimarkë, dhe mesa duket gjithçka ka të bëjë me një keqkuptim nga një medie atje. Se shpejti pritet që këtë çështje ta sqarojnë autoritetet kompetente të Ministrisë në Danimarkë”, ka thënë MD për rtv21.tv.
 Sot u raportua se Danimarka kishte pezulluar marrëveshjen me Kosovën.
Ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Nick Haekkerup, kishte nënshkruar traktat që Danimarka të marrë me qira 300 qeli në Kosovë.
Danimarka ishte paraparë t’i paguante Kosovës 200 milionë euro për dhjetë vjet./21Media

Back to top button