Ministria e Ekonomisë njofton se kur do të kryhen pagesat nga Pakoja Emergjente

 

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) është në përfundim të pagesave të Pakos Fiskale Emergjente (PFE): Masat, 3 A, 3 B, 7, 8 dhe 14. Kështu thuhet në njoftimin e MEA-së, teksa bëhet e ditur se brenda kësaj jave pritet përfundimi i pagesave për të gjitha këto masa.

“Të gjitha ato biznese, apo individë që mbesin pa u paguar për shkak të gabimeve teknike në aplikim, do të paguhen pas filtrimit të llogarive nga sistemi i pagesave, në bazë të PFE-së
të personave apo bizneseve që janë pjesë e Pakos Fiskale. Ministria do të sigurojë të dhënat shtesë përmes kontaktit direkt me bizneset në bazë të të dhënave të aplikimit në EDI-elektronik. MEA siguron se të gjithë përfituesit të përfshirë në këtë listë, pavarësisht gabimeve të mundshme, do të paguhen. Ky proces pritet të përfundojë në muajin shtator.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë./21Media

Back to top button