Shërbimi Korrektues fillon me lejimin e vizitave familjare për të burgosurit

 

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se nga 24 gushti të burgosurve do t’iu lejohet që të vizitohen nga familjarët dhe nga avokatëve e tyre.

“Shërbimi Korrektuese i Kosovës nga kjo datë do të do fillojë me lejimin e vizitave familjare për të burgosurit. Si masë lehtësuese, për vizitë familjare do të fillojmë me pranimin e vetëm një (1) anëtari të ngushtë të familjes. Po ashtu, sipas procedurave do të fillohet edhe me vizita të lira në lokale të veçanta. Nga kjo datë, SHKK do të lejojë edhe vizitën e avokatëve vetëm për personat e paraburgosur. Gjatë vizitës se tyre, avokatët janë të obliguar të kenë me vete ID kartelë valide”, thuhet në komunikatën për media nga SHKK.

Po ashtu gjatë vizitës, secili familjar apo avokat është i obliguar që të dezinfektohet në hyrje të institucioneve korrektuese si dhe të bartë maskë mbrojtëse. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve./21Media

Back to top button