Ministria e konfirmon arrestimin e një pjesëtari të FSK-së, i dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit

Është arrestuar edhe një person nën dyshimin për përfshirje në rastin e vrasjes së Liridona Murselit, i cili rast fillimisht u cilësua si “Grabitje me pasoja të vrasjes”. Ai është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes.

“Në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K. Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi. Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës. Siguria dhe mbrojtja e qytetarëve tanë është obligim!”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button