Rama: Vrasja e një gruaje nuk mund të justifikohet

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama ka reaguar pas arrestimit të të dyshuarve për vrasjen e Liridona Murselit.
Rama përmes një postimi në Facebook ka thënë se vrasja e një gruaje nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë.

“Është një shkelje flagrante e të drejtës themelore për të jetuar. Rrethanat në të cilat ka ndodhur kjo vrasje e bën edhe më të rëndë këtë rast, të shëmtuar e tragjik.”, ka shkruar Rama.

Më tej ai ka kërkuar që të gjithë të përfshirët të marrin dënimin meritor.

Policia e Kosovës sot ka arrestuar të dyshuarit për vrasjen e Liridona Murselit, njëri nga ta është bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli./21Media

Back to top button