Ministria e Shëndetësisë dënon dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në Pejë

Ministria e Shëndetësisë dënoi dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës dhe sjelljen jo-njerëzore të infermiereve, që ka ndodhur në Shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë.

Në një reagim për media thuhet se Inspektorati Shëndetësor ka qenë sot për inspektim në këtë institucion privat në të cilin jepen dhe shërbime të përkujdesjes shëndetësore.

“Të arrestuarat dhe të përfshirët në ngjarje janë të profesionit infermiere, të licencuara nga Oda e Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë”, thuhet në reagim.

Pas inspektimit, raporti i Inspektoriatit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë do t’i dërgohet Odës, institucion ky i pavarur, me qëllim marrjen e masave konform ligjit, statutit, rregullave dhe kodit etik në fuqi.

MSH thotë se mbetet e përkushtuar për të ruajtur dinjitetin e çdo pacienti dhe të qytetarëve në përgjithësi kur përkujdesja e tyre u besohen profesionistëve shëndetësorë.

“Çdo abuzim me këtë besim do të ketë reagimin tonë të pa kompromis. Të njëjtën besojmë që do ta kenë dhe Odat e profesionistëve shëndetësorë”, përfundon reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button