Ministria e Shëndetësisë me njoftim të ri për vaksinim kundër COVID

 
Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi ka treguar procedurat për caktimin e terminëve për vaksinim kundër COVID-19.
Në njoftimin e MSh-së thuhet se caktimi i terminit është në versionin LIVE dhe është i mundur për qytetarët mbi moshën 65 vjeçare; personat me sëmundje kronike dhe qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësor; Mësimdhënës dhe Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK).
Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori në e qytetarëve që merr thirrjen për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket.
Ky është njoftimi i plotë:
Informata për procedurat e caktimit të termineve për vaksinën kundër COVID-19
Bashkëngjitur gjeni të shpjeguar procesin e caktimit të termineve për vaksinim kundër COVID-19 përmes platformës eKosova.
https://ekosova.rks-gov.net/
Caktimi i terminit është në verzionin LIVE dhe është i mundur për qytetarët mbi moshën 65 vjeçare; personat me sëmundje kronike dhe qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësor; Mësimdhënës dhe Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK).
Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori në e qytetarëve që merr thirrjen për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket:
• Personat mbi moshën 65 vjeçare, duhet ta dëshmojnë këtë përmes letërnjoftimit osë ndonjë dokumenti valid;
• Të sëmurët kronikë – përmes dëshmive shëndetësore;
• Punëtorët shëndetësor, mësimdhënësit, forcat e sigurisë – përmes kartës që i identifikon se i përkasin shërbimit përkatës (Policisë së Kosovës apo Forcës së Sigurisë) dhe kështu me me radhë.
Këto kategori janë në proces të vaksinimit bazuar në Planin Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19.
Vërejtje: Çdo individ apo institucion duhet të aplikojë për caktim të terminit në eKosova, sipas njoftimeve të MSh-së për kategoritë që do të vaksinohen sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19.
Në vijim, hapat për caktimin e termineve për vaksinim kundër COVID-19:
Për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 ju duhet të jeni regjistruar në platformën eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/Security/Registration).
I. Mënyra për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19
Hapi 1
Pasi të keni hapur platformën eKosova duhet të klikoni mbi vegzën me emërtimin “Shërbime”.
Hapi 2
Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Shëndetësia”.
Hapi 3
Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19”.
Hapi 4
Vendoset tiku mbi fushën “Keni sëmundje kronike?” nëse aplikuesi ka sëmundje kronike. Zgjedhet data e vaksinimit si dhe koha e vaksinimit.
Hapi 5
Shtypni butonin “Ndaj terminin”.
II. Mënyra për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona të tjerë
(Një person mund të caktojë termine për- deri në 5 persona të tjerë)
Hapi 1
Pasi të keni hapur platformën eKosova duhet të klikoni mbi vegzën me emërtimin “Shërbime”.
Hapi 2
Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Shëndetësia”.
Hapi 3
Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona tjerë”.
Hapi 4
Plotësohet fusha “Numri personal i aplikuesit” dhe fusha “Numri i telefonit të aplikuesit” dhe vendoset tiku mbi fushën “Keni sëmundje kronike?” nëse aplikuesi ka sëmundje kronike dhe klikoni mbi butonin “Kërko”.
Hapi 5
Nëse numri personal që ju keni vendosur është i saktë, atëherë duhet të zgjedhet data e vaksinimit si dhe koha e vaksinimit.
Hapi 6
Shtypni butonin “Ndaj terminin”.
INFORMATË SHTESË:
Është aktivizuar, po ashtu, linja telefonike pa pagesë 080030900, e cila pastaj i drejton sipas kërkesës:
1. Për regjistrim dhe aplikim për vaksinën kundër COVID-19
2. Për informata rreth vaksinës
3. Për informata rreth procesit të vaksinimit
5. Për konsultë me psikologun rreth vaksinimit
Apliko/Vaksinohu!
https://ekosova.rks-gov.net/

Back to top button