Ndalohen dy persona të dyshuar për falsifikim të parasë

 
 
Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, njoftoi se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, gjatë zbatimit të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka realizuar sot një aksion në Fushë Kosovë, i cili ka përfunduar me arrestimin në flagrancë të 2 personave.
Gjatë këtij aksioni janë konfiskuar rreth 100 mijë euro dhe një veturë.
Të dyshuarit sipas hetimeve preliminare dyshohen se paratë e falsifikuara kanë pasur për qëllim t’i vënë në qarkullim si të vërteta, prandaj, të njëjtit me aktvendim të prokurorit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në drejtim të veprës penale “Falsifikimi i parasë”./21Media

Back to top button