Ministria e Shëndetësisë në Gazë: Mbi 700 të vrarë brenda një dite

Gjithsej 704 persona në Gaza janë vrarë në 24 orët e fundit, tha në një deklaratë të martën Ministria e Shëndetësisë palestineze.

Shifra është numri më i lartë ditor i publikuar që nga fillimi i sulmeve izraelite kundër Gazës në fillim të këtij muaji.

Deklarata e ministrisë, e lëshuar në Ramallah në Bregun Perëndimor të pushtuar, tha se kishte pasur 47 “masakra” që përfshinin ushtrinë izraelite në 24 orët e fundit. Ministria, e cila kontrollohet nga Hamasi, tha se të vrarët përfshinin 305 fëmijë, 173 gra dhe 78 të moshuar.

Sipas ministrisë, viktimat e fundit e çojnë numrin e përgjithshëm të të vrarëve në Gaza në 5,791, ku përfshihen 2,360 fëmijë, 1,421 gra dhe 295 të moshuar. Ministria tha se ka gjithashtu 16,297 lëndime të raportuara me ashpërsi të ndryshme dhe 1,550 raportime për persona të zhdukur, me 870 prej të cilëve janë fëmijë./21Media

Back to top button