Ministria falënderon garuesit e “Tokio 2020”, nuk ua përmend shpërblimet e shtetit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një postimi në “Facebook” e ka quajtur të sukseshëm prezantimin e Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Ministria përmendi suksesin e secilit garues në këto lojëra, duke i falënderuar për reprezentimin dinjitoz. Por, askund nuk u përmendi shpërblimin e shtetit që u takon fituesëve të medaljeve apo ndonjë takim zyrtar.
Rekordi olimpik që e arrinë një sportist paguhet 200 mijë euro, medalja e artë 100 mijë, e argjendta 60 mijë ndërsa e bronzta 40 mijë euro.
Xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë siguruar dy medalje të arta./21Media

Back to top button