Ministri i Financave nënshkruan vendimin që ndihmon gratë të punësohen

Ministri i Financave, Punёs dhe Transfereve, Hekuran Murati sot ka nёnshkruar vendimin pёr operacionalizmin e Masës 1.3 – për Mbështetjen e Grave në Punësim.
Me këtë masë parashihet subvencionimi i pagës për 50%, deri në 170 euro, për tre muajt e parë për të gjitha gratë që punësohen nga periudha tatimore korrik 2021 e tutje.
Kurse pas periudhës 3-mujore, Murati ka bërë të ditur se do të subvenciohen sipas Masës 1.2, me 10% të pagës bruto.
“Kusht është që të punësuarat e reja të mos figurojnë aktive në periudhën tatimore qershor/2021. Aplikimi, njësoj sikurse edhe për Masën 1.2, do të bëhet përmes sistemit EDI të ATK-së”, ka thënë ministri./21Media

Back to top button