Vdiq tragjikisht djali 18 vjeçar i Michael Ballack

Emilio Ballack, djali i yllit të Chelseas, Michael Ballack, ka vdekur si pasojë e një aksidenti me motoçikletë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Troia të Portugalisë, kanë bërë të ditur autoritetet.
Njësitet përkatëse arriten menjëherë në vendin e ngjarjes, mirëpo e kishin të pamundur të identifikonin viktimën, pas lëndimeve të marra.
Ndërkohë, Policia ka bërë të ditur se 18 vjeçari po ngiste motocikletën në një pjesë të tokës e cila ishte e papërshtatshme për atë lloj sporti, gjë që rezultoi që motoçikleta të kalonte mbi trupin e Emilios, duke e lënë atë të vdekur.
“Ngjarja ndodhi në shtëpinë e familjes. Motoçikleta nuk ishte në rrugë publike dhe ishte e vetmja e përfshirë në aksident” tha një oficer policor.
Emilio ishte fëmija i dytë i Michael dhe Simone Lambe.
Trupi i pajetë i viktimës u dërgua për obduksion./21Media

Back to top button