Vetura godet motoçiklistin në Prishtinë
Një motoçiklist është lënduar në një aksident që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.
Lajmin për rtv21.tv e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Ajo ka treguar se për shkak të lëndimeve të marra, motoçiklisti është dërguar për trajtimin mjekësor.
“Sot rreth orës 13:00 në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës)ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Ahmeti./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?