Ministria ukrainase për raketat MLRS: Na duhet solisti i famshëm i kohës

Thirrjet që Ukraina i ka bërë Perëndimit për të oftuar sisteme raketash të shumëfishta me rreze të gjata (MLRS) janë shtuar ditët e fundit, teksa beteja për Donbasin po vazhdon.
Pavarësisht se tashmë kanë marrë dërgesa të ndryshme artilerie nga SHBA, forcat e mbrojtjes besojnë se armë të tilla mund të jenë kyçe në përpjekjen për të zmbrapsur ushtarët rusë.
Në një postim në Twitter, përpara se të shpërndahej lajmi se SHBA po shqyrton dërgimin e (MLRS) në konflikt – Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës përdori një metaforë duke e quajtur sistemin e raketave “solisti të famshme të kohës”.
”Zërit të fuqishëm të M777 në Ukrainë i bashkohet tani një partner i ri, obusi 155 mm FH70. Kjo dyshe po shkatërron pushtuesit rusë. Për të arritur një kreshendo në këtë “repertor muzikor” na duhet solisti i famshëm i kohës sonë – MLRS”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

SHBA po përgatitet të dërgojë në Ukrainë sisteme të avancuara raketash me rreze të gjatë veprim.
Ky veprim i SHBA-së vjen pas kerkesës të presidentit Volodymyr Zelenskyy për sisteme të tilla, të cilat mund të lëshojnë një breshëri raketash qindra kilometra./21Media

Back to top button