Sëmundjet që rrezikoni t’i merrni në një tualet publik
Për të shmangur kontaktin me ndonjë mikrob, ndodh shpesh që ju të qëndroni pezull mbi tualet ose duke përdorur copëza letre higjienike për të pastruar rrëmujën e njerëzve të tjerë.
Në fakt shanset për të marrë diçka, si për shembull një sëmundje seksualisht të transmetueshme, nga një tualet publik janë pothuajse të pamundura . Kështu thotë edhe Dr Preethi Daniel, përcjell portali rtv21.tv
“Për t’u prekur nga këto sëmundje, mikrobet duhet të transferohen drejtpërdrejt nga ndenjësja e tualetit në traktin tuaj gjenital, ose përmes një plage të hapur. Ka më shumë gjasa të goditeni nga rrufeja sesa të merrni një sëmundje seksualisht të transmetueshme nga një tualeti publik, kështu që ju lutemi mos u shqetësoni.”, tha ajo.
Sëmundja e vetme që rrezikoni të merrni nga një tualeti publik është E-coli ose Salmonella.
Ajo paralajmëron se mund të jeni në rrezik për t’u prekur nga një UTI nëse bëni gjëra të tilla si squat, rri pezull ose vendosja e rrotullës së tualetit.
Këshilla e vetme e Dr Danielit në çështjet e tualetit publik është të lani duart./21Media