Kaloni te përmbajtja kryesore

Ministrja austriake: Zgjerimi i BE-së të duhet të jetë prioritet, veçanërisht për Ballkanin Perëndimor

Ministrja austriake për Integrime Evropian, Claudia Plakolm ka thënë se zgjerimi i Bashkimit Evropian, veçanërisht për Ballkanin Perëndimor duhet të mbetet prioritet kryesor.

Plakolm në një postim në platformën X shkruan se gjatë dy javëve të fundit ka pasur mundësinë të flasë me miqtë në Ballkanin Perëndimor, gjersa përmend edhe zëvendëskryeministrin në detyrë, Besnik Bislimin.

“Zgjerimi i BE-së – veçanërisht për Ballkanin Perëndimor – duhet të mbetet një prioritet kryesor.

Ne i detyrohemi partnerëve tanë, disa prej të cilëve kanë pritur kaq gjatë, të ofrojmë një perspektivë të qartë dhe të besueshme”, shkruan ajo.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button