Kaloni te përmbajtja kryesore

Rrëshqet dheu në fshatin Leskovec të Prizrenit, evaukohen disa familje

Në fshatin Leskovec të Prizrenit ka pasur rrëshqitje të dheut duke rrezikuar disa familje.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesin e familjeve të prekura nga rrëshqitja e dheut në një lagje të fshatit Leskovec, një situatë e cila po trajtohet me shqetësim dhe përkushtim të lartë institucional.

Në njoftimin e bërë nga komuna thuhet se pas inspektimeve në terren dhe vlerësimeve nga ekspertët, është konstatuar se rrëshqitja e dheut është aktive dhe paraqet rrezik serioz për disa shtëpi dhe për jetën e banorëve që banojnë aty.

Në disa zona është evidentuar çarje dhe zhvendosje e tokës deri në 1.5 metra thellësi dhe mbi 50 metra gjatësi.

Gjatë takimit me përfaqësuesit e kabinetit, inspektoratit, emergjencave dhe shërbimeve publike, Kryetari Totaj ka marrë vendime të qarta dhe të menjëhershme:
• Të bëhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve nga shtëpitë e rrezikuara;
• Të sigurohen banesa të përkohshme dhe të sigurta për këta qytetarë;
• Komuna do të mbulojë qiranë për familjet e evakuuara deri në zgjidhjen e përhershme të problemit.

Kryetari Totaj thekson se siguria e qytetarëve është prioriteti kryesor i institucionit komunal, dhe se veprimet do të vazhdojnë me vendosmëri dhe transparencë për të ofruar mbrojtje dhe zgjidhje afatgjate për këtë situatë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button