Ministrja e Ekonomisë tregon përpjekjet për zgjidhjen e krizës energjetike

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot bëri të ditur se KEK është duke bërë përpjekje që të fusë në operim bllokun e tretë të “Kosova A”, i cili do të ndihmonte rreth 120 megavant në kohën e krizës energjetike.
Krahas kësaj, në seancën e sotme plenare, ajo tha se janë duke bërë përpjekje për ta licencuar edhe impiantin e erës në Selacë, i cili do të shtojë edhe 60 megavat.
“KEK është duke bërë përpjekje maksimale që të fusë në operim edhe bllokun e tretë të Kosovës A që do të ndihmonte diku edhe me rreth 120 megavat, ndërsa Ministria e Ambientit, si dhe ZRRE-ja janë duke e marrë me prioritet të kapaciteteve që tanimë janë ndërtuar të impiantit të erës në Selacë, i cili do të shtojë edhe 60 megavat të licencuar kapacitet, i cili gjatë sezonin të dimrit të na ndihmojë situatën”, tha ajo.

Back to top button