Ministrja Gërvalla rezulton pozitiv me Covid-19

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Këtë e bëri të ditur vetë ajo përmes një postimi në Facebook, teksa ka njoftuar se tani është në izolim dhe po punon nga shtëpia.
”Të dashur miq, të shtunën kam rezultuar të jem pozitive me Covid-19 dhe kam marrë menjëherë natyrisht të gjitha masat për t’u izoluar menjëherë dhe për të punuar nga shtëpia. Kërkoj falje tek të gjithë ata, takimet me të cilët jemi detyruar t’i anulojmë gjatë ditëve të ardhshme”, ka shkruar ndër tjera në Facebook Gërvalla.
Ministrja gjithashtu ka bërë apel për vaksinim duke shtuar se vaksinimi tek ajo ka ndikuar që përballjen me Covid-19 ta ketë më të lehtë./21Media

Back to top button